Stacioni i Autobusëve - Ferizaj

Stacioni i Autobusëve - Ferizaj Kjo ndërmarrje publike mbikëqyret nga katër anëtarët e Bordit të Drejtorëve,ndërsa ndërmarrjen e menaxhon Kryeshfi Ekzekutiv.

Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”Sh.A.është ndërmarrje e re publike, e cila gjendet në rrugën “Ahmet Kaqiku”,pa numër.Kjo ndërmarrje është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës më 15 maj 2014.Numri momental i të punësuarëve është 26. Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”Sh.A. është Shoqëri Aksionare.Aksionare e vetme është Komuna e Ferizajt,e

cila posedon 100 % të aksioneve. Pas renovimit,stacioni i autobusëve ka 14 perona kryesorë ballorë dhe 6 perona tjerë joballorë dhe radhitet në kategorinë “B” të stacioneve të autobusëve.I mungon vetëm edhe një peron ballor,me këtë do të radhitej në kategorinë “A”,mirëpo hapësira e vogël nuk ka lejuar një gjë të tillë. Brenda ditës në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj operojnë rreth 270 autobusë,të cilët realizojnë po aqë ardhje dhe po aqë nisje,e të cilët mbajnë linja urbane,ndërurbane dhe ndërkombëtare.Llogaritet se mesatarisht një autobus sjell rreth 40 udhëtarë dhe po aqë merr në nisje.Kjo do të thotë se brenda ditës nëpër këtë stacion kalojnë rreth 13.600 udhëtarë,brenda muajit mbi 400 mijë ,kurse brenda vitit rreth 5 milionë udhëtarë.Pra,siç shihet nga e gjithë kjo,stacioni i autobusëve në Ferizaj paraqet një udhëkryq dhe nyje shumë të rëndësishme të transportit të udhëtarëve,jo vetëm në regjion,por në gjithë Kosovën dhe më gjerë në rajon.

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një moment i veçantë për të nderuar të gjitha gratë për forcën, guximin dhe sakrificat ...
08/03/2025

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një moment i veçantë për të nderuar të gjitha gratë për forcën, guximin dhe sakrificat që ato bëjnë çdo ditë.

Për çdo grua që ka luftuar për të drejtat e saj, çdo nënë, motër, bashkëshorte, mikeshë, kolege dhe udhëheqëse, ky është një moment për të thënë faleminderit.

Urime 8 Marsi
Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Në çdo kohë, por veçanërisht në ditët e vështira, ju keni qenë drita që na ka udhëhequr. Me durimin, përkushtimin dhe da...
07/03/2025

Në çdo kohë, por veçanërisht në ditët e vështira, ju keni qenë drita që na ka udhëhequr. Me durimin, përkushtimin dhe dashurinë tuaj për dijen, na keni dhënë shpresë kur gjithçka dukej e pasigurt.
Me fjalët tuaja, na frymëzuat të mos dorëzohemi, dhe me shembullin tuaj, na treguat se dituria është fuqia më e madhe që mund të kemi.

GËZUAR 7 MARSI - Dita e Mësuesit
Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Simbol i trimërisë dhe përkushtimit ndaj kombit, Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe familja e tij!Kujtimi i tyre mbet...
05/03/2025

Simbol i trimërisë dhe përkushtimit ndaj kombit, Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe familja e tij!
Kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemrat tona, duke na frymëzuar për të ndjekur rrugën e tyre me dinjitet dhe përgjegjësi.

Lavdi!
Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit! Qoftë një muaj i mbushur me paqe, begati dhe mëshirë për të gjithë besimtarët. Zoti j...
28/02/2025

Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit!

Qoftë një muaj i mbushur me paqe, begati dhe mëshirë për të gjithë besimtarët.
Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet!

Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Gëzuar ditëlindjen Kosovë!Edhe pse e re me pavarësi,ti je shekullore në këtë tokë!Hoçe shumë e okupuar,por u shpërbleve ...
16/02/2025

Gëzuar ditëlindjen Kosovë!

Edhe pse e re me pavarësi,ti je shekullore në këtë tokë!
Hoçe shumë e okupuar,por u shpërbleve me më të shtrejtin çmim,Lirinë!
Lavdi dëshmorëve,dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë ditë.

Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

26 vite nga Masakra e ReçakutÇdo ngjarje e tillë ka një histori të trishtuar dhe, shpesh, pas asaj që ndodh, janë familj...
15/01/2025

26 vite nga Masakra e Reçakut

Çdo ngjarje e tillë ka një histori të trishtuar dhe, shpesh, pas asaj që ndodh, janë familjet dhe shoqërit që mbajnë barrën e kësaj dhune, duke vuajtur pasojat.

Masakra e Reçakut na kujtonë se ne, si shoqëri, në çka kemi kaluar duke u përkulur para viktimave dhe nderuar përjetësisht ata që përjetuan tmerrin e asaj dite.

LAVDI!

Gëzuar Vitin e Ri! Me rastin e ndërrimit të vitit, ju shpreh urimet e mija më të mira për Vitin e Ri. Shpresoj që ky vit...
31/12/2024

Gëzuar Vitin e Ri!

Me rastin e ndërrimit të vitit, ju shpreh urimet e mija më të mira për Vitin e Ri. Shpresoj që ky vit të na sjell suksese të reja dhe mundësi për bashkpunime të frytshme.
Ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj gjatë këtij viti dhe ju urojmë shëndet, prosperitet dhe suksese në vitin që po vjen.

Gëzuar!
Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Urime 30 dhjetorin,ditën e veteranit!Atyre që dashurinë për atdheun e kishin më të shejtë se jetën e tyre.Uroj që shteti...
29/12/2024

Urime 30 dhjetorin,ditën e veteranit!

Atyre që dashurinë për atdheun e kishin më të shejtë se jetën e tyre.
Uroj që shteti të punoj,sa më shpejt të finalizohet ligji për veteranët e UÇK-së.

Përjetësisht përulemi para jush!

Me respekt:
Albulenë Çalaj

Gëzuar Krishtlindjet! Në këtë periudhë festive, le të përçojmë mesazhe paqeje dhe shprese. Urojmë që festat të sjellin g...
24/12/2024

Gëzuar Krishtlindjet!

Në këtë periudhë festive, le të përçojmë mesazhe paqeje dhe shprese. Urojmë që festat të sjellin gëzim dhe harmoni në jetën tuaj.

Gëzuar!
Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Njoftim për Ankand Publik.
10/12/2024

Njoftim për Ankand Publik.

Rezultatet e Ankandit Publik.
04/12/2024

Rezultatet e Ankandit Publik.

Gëzuar 28 Nëntori!Në këtë ditë të veçantë, ne festojmë festën e flamurin, simbolin e krenarisë. Kjo datë është një kujte...
27/11/2024

Gëzuar 28 Nëntori!

Në këtë ditë të veçantë, ne festojmë festën e flamurin, simbolin e krenarisë. Kjo datë është një kujtesë e historisë sonë, sakrificave dhe dashurisë për atdheun. Le të nderojmë traditat tona dhe të përçojmë vlerat e lirisë dhe unitetit nga brezi në brez. Gëzuar ditën e flamurit, dhe le të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

22/11/2024

Ekzekutivi në Ferizaj ka përfunduar punimet në stacionin e ri të autobusëve. Aktualisht komuna dhe menaxhmenti i stacionit janë në pritje të licencimit nga niveli qendror, ndërkohë do të bëhet edhe transferimi nga objekti i vjetër që gjendet në qendër të qytetit. Po ashtu stacioni i...

NPL " Stacioni i Autobusëve " SH.A - Ferizaj, shpall Ankand Publik.
14/11/2024

NPL " Stacioni i Autobusëve " SH.A - Ferizaj, shpall Ankand Publik.

Muaji i ndergjegjësimit të kancerit të gjirit!Ky muaj është një kujtesë e fuqishme për të gjitha gratë që luftojnë me ka...
14/10/2024

Muaji i ndergjegjësimit të kancerit të gjirit!

Ky muaj është një kujtesë e fuqishme për të gjitha gratë që luftojnë me kancerin e gjirit. Të gjithë së bashku, ne mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ofrojmë shpresë.
Le të nderojmë guximin e të gjithë atyre që po luftojnë me këtë sëmundje.

Për nder të Dites së Dëshmorëve të Ferizajt, kujtojmë me nderim ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe dinjitetin to...
28/09/2024

Për nder të Dites së Dëshmorëve të Ferizajt, kujtojmë me nderim ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë. Ky është një moment reflektimi për heroizmin dhe guximin e atyre që dhanë jetën për idealet e lirisë. Ferizaj, si një simbol i rezistencës, është krenaria jonë, dhe është detyra jonë t’i mbajmë gjallë kujtimin e tyre.

Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Njoftim: Komisioni komunal i aksionerëve të NPL "Stacioni i Autobusëve" në Ferizaj
22/08/2024

Njoftim: Komisioni komunal i aksionerëve të NPL "Stacioni i Autobusëve" në Ferizaj

Urime Dita e Pavarësisë Amerikë!Një falenderim i veçantë në këtë ditë për kontributet e tyre të shumta të cilat përfaqës...
04/07/2024

Urime Dita e Pavarësisë Amerikë!

Një falenderim i veçantë në këtë ditë për kontributet e tyre të shumta të cilat përfaqësojnë vlerat e lirisë, barazisë dhe pavarësisë, që janë thelbi i shtetit amerikan.

U jemi mirënjohës!
Albulenë Çalaj
Kryeshefe Ekzekutive

Address

Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Stacioni i Autobusëve - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category

Our Story

Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”Sh.A.është ndërmarrje e re publike, e cila gjendet në rrugën “Ahmet Kaqiku”, pa numër. Kjo ndërmarrje është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës më 15 maj 2014. Numri momental i të punësuarëve është 26. Kjo ndërmarrje publike mbikëqyret nga katër anëtarët e Bordit të Drejtorëve, ndërsa ndërmarrjen e menaxhon Kryeshfi Ekzekutiv. Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”Sh.A. është Shoqëri Aksionare. Aksionare e vetme është Komuna e Ferizajt,e cila posedon 100 % të aksioneve. Pas renovimit,stacioni i autobusëve ka 14 perona kryesorë ballorë dhe 6 perona tjerë joballorë dhe radhitet në kategorinë “B” të stacioneve të autobusëve. I mungon vetëm edhe një peron ballor,me këtë do të radhitej në kategorinë “A”, mirëpo hapësira e vogël nuk ka lejuar një gjë të tillë. Brenda ditës në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj operojnë rreth 270 autobusë, të cilët realizojnë po aq ardhje dhe po aq nisje, e të cilët mbajnë linja urbane, ndërurbane dhe ndërkombëtare. Llogaritet se mesatarisht një autobus sjell rreth 40 udhëtarë dhe po aq merrë në nisje. Kjo do të thotë se brenda ditës nëpër këtë stacion kalojnë rreth 13.600 udhëtarë, brenda muajit mbi 400 mijë, kurse brenda vitit rreth 5 milionë udhëtarë. Pra, siç shihet nga e gjithë kjo, stacioni i autobusëve në Ferizaj paraqet një udhëkryq dhe nyje shumë të rëndësishme të transportit të udhëtarëve, jo vetëm në regjion, por në gjithë Kosovën dhe më gjerë në rajon.