
31/01/2025
Sot janë miratuar fondet për rrjetin e ujësjellësit në fshatin Grabovc i Poshtëm.
Komisioni ndërministror, i përbërë nga zëvendësministrat me autorizim , në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar 397 mijë euro për ndërtimin nga fillimi të rrjetit të ujësjellësit në fshatin Grabovc i Poshtëm.
Punimet do të fillojnë sapo të kryhen të gjitha procedurat administrative.