24/05/2024
Shfaqje në skenën e teatrit të Gjakovës
Një dramë ku shpalosen fatet dhe fatkeqësitë e jetës njerëzore!
Photo: Shkëlzen Rexha - Valed Promotion
Shkruan : Blerim Valla
Se skenës teatrore në Gjakovë që moti i kishte munguar një shfaqje e mirë me tekst të mirë të ndonjë autori shqiptar, kjo u pa më së miri me shfaqjen mysafire, “Shtëpia e nënës Elena” e autorit Osman Goranci , me regji të Sevdije Ajetit, ku luajtën: Zeta Bahtiri, Valina Muçolli, Veton Osmani, Arlind Islami, e Suela Konjari, prodhim i Teatrit Dodona dhe EBI (eurobalkaninstitute). Shfaqje kjo që u mirëprit shumë mirë nga publiku i shumtë gjakovar.
Drama “Shtëpia e nënës Elena”, e autorit Osman Goranci, është një dramë sociale-familjare, ku shpalosen fatet dhe fatkeqësitë e jetës njerëzore, me personazhe që i hasim në përditshmërinë tonë. Është një dramë klithmë e një nëne, ku ajo mezi pret momentin të ikën nga kjo botë, dhw papritmas ne jetën e saj futet dashuria. Është një dramë apo më.mirë thënë një thirrje e përhershme publike drejtuar familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi, se të moshuarit janë pjesë e jona.
Nëna Elena, një intelektuale, profesoreshë universitare, që dikur kishte një jetë të lumtur me bashkëshortin e saj Adrin, poashtu profesor universitar, me të cilin ndërtojnë një shtëpi të madhe për ta dhe dy djemtë e tyre Lorin dhe Denin. Mirëpo, ende pa i mbushur të pesëdhjetat Adri vdes nga infarkti, kurse nëna Elena vazhdon të punoj shumë, të kujdeset për familjen dhe të jetoj bashkë me dy djemtë të cilët u martuan dhe krijuan familje. Mu në atë shtëpi të madhe, asaj ia caktuan një dhomë të vogë!, ku pos nipit të vogël më nuk e dëgjonte asnjëri! Nuk kishte të drejtë si nënë ose të kërkonte pak intimitet!... Dhe, në vitin e dytë pasi për shkak të sëmundjes, tumorit në mushkëri, u pensionua para kohe, një natë, meqë nuk kishin kohë të kujdeseshin për të, djemtë i propozojnë ta dërgojnë në një shtëpi të re!.. Në azil të pleqve!
Përkundër faktit se dikur fuqishëm besonte se shtëpia dhe familja janë vendi ku prindi mund të gjej dashuri dhe paqe, dhe e mërzitur duke u ndier e vetmuar në shtëpi dhe familje, pas insisitmit të dy djemve të saj, nëna Elena vendos të vazhdoj jetën që i ka mbetur në azilin për të moshuar. Dhe duke luftuar me sëmundjen, me vetminë dhe kujtimet nga e kaluara, nëna Elena, gjatë gjithë kohës në azil qëndron ulur pranë dritareve, duke i shkuar shtëpitë e lagjes dhe duke u shoqëruar me vargjet e poetit Zhak Prever. Në këtë luftë asaj i ndihmon edhe infermierja Laura, e cila mishërohet me të, dhe në çdo mënyrë mundohet, ta largoj nga kthetrat e vetmisë. Pos Laurës, pranë saj rri edhe Dioni rreth shtatëdhjetë vjeç, poashtu banor i azilit, i cili edhe dashurohet në nënën Elena.
Përmes dialogjeve të ndërthurura aq bukur dhe me takt të personazheve në këtë dramë, sikur që është nëna Elena, djali i saj Deni, pastaj Laura dhe Dioni, autori i dramës, “Shtëpia e nënës Elena”, dramarurgu i njohur Osman Goranci , padyshim njëri nga dramaturgët tanë më produktiv dhe më të mirë të pasluftës, provon të hyjë në psikologjinë e individit dhe të familjes, duke i përdorë si njësi që i pasqyrojnë shumësinë e ngjarjeve që kanë ndodhur dhe ende vazhdojnë të ndodhin edhe sot, në shumë rrethe familjare, jo vetëm në shoqërinë kosovare, por edhe kudo në botë. Kështu, në këtë dramë, autori krijon dialogje të sakta ndërmjet përsonazheve duke u munduar t’i pasqyroj marrëdhënjet që kanë ata kanë patur dikur dhe sot në jetën e tyre.
Gjatë qëndrimit në azil për të moshuar, në luftë me tumorin dhe ndjenjen e vetmisë, edhe pse e kërkonte vdekjen, ngase do të shkonte në shtëpinë e përjetësisë nga e cila më askush më nuk do ta dëbojë, nëna Elena kishte shumë frikë të vdes e vetmuar. Mirëpo, në momentet e fundit të jetës pranë saj qëndrojnë infermierja Laura dhe Dioni!... Dhe, vjen momenti kur para se t’i mbyllë sytë ajo kërkon nga Dioni që me karroce ta afroj tek dritaret, ku i lutet Zotit për mirëqenien e fëmijëve të saj, e më pas i mbyllë sytë!
Ky tekst i jashtëzakonshëm i Osman Gorancit, për temë ka trajtimin e të moshuarve të sëmurë në azil, por edhe fatin e nje gruaje intelektuale, e cila pas vdekjes së burrit te vet, nusja dhe djali nuk duan të jetojnë me atë dhe ajo detyrohet të shkoj në azil të pleqve! Regjisorja Sevdije Ajeti kishte arritur të bëj një lexim shumë të mirë të tekstit të O. Gorancit, duke i dhënë publikut nje shfaqje që thërret njerëzoren tek të gjithë ne! Ndërkaq kjo dramë na alarmon edhe për trajtimin shume të keq ndaj të të të moshuarve nga ana e familjarëve në këtë kohë që edhe dashuria ndaj prrindërve ka interesin ose bëhet për interes të caktuar!
Regjisura e Sevdije Ajetit ishte ndërtuar mjeshtërisht me gjetje skenike e me mizanskena spontane, pa ndonjë veprim të tepërt duke e konkretizuar mendimin e saj skenik me gjetje intetesante skenike që e plotësonin dhe pazqyronin gjendjen e personazhit kryesor të cilin e solli bukur Zeta Bahtiri (Elena), përmes mimikës, gjesteve, diksionit etj duke na dhënë një rol ndër më të mirët në karrierën e saj.
Edhe personazhi i kujdestares mjekësore në interpretim të natyrshëm të Valina 6Muçollit, i jep ngjyrime jete shfaqjes, pasuruar sa me batuta, sa me poezi antologjike të Preverit.
Dyshja skenike Zeta Bahtiri dhe Valina Muçolli, në nivel aktrimi i kishin gjetur veprimet harmonike, në masë e pa patetikë. Ato nxorën në pah karakteret e personazheve me nuanca të ndërtuara: gruan e vetmuar, intelektualen, sëmundjen dhe dashurinë për jetën, kujdesin, dashamirësinë duke i dhënë kuptim secilit veprim fizik apo të folur brenda karakterit. Mbase ky ishte roli më i realizuar i Zeta Bahtirit në karrierën e saj aktoreske.
Veton Osmani (Dioni), kishte realizuar një karakter interesant të një njeriu që do jetën deri në frymën e fundit Me gjeste e mimikë minimaliste e artikulim plot ndjenja shquhej shprehja interpretuese e V. Osmanit. Si përplotësim i personazhit të Dionit vjen Vesa, në interpretim të Suela Konjarit, e cila sado në rol episodik tregoi atësitë e saja aktoreske.
E MUZIKA E AGRON SHALËS ISHTE MREKULLIA NË VETE E KESAJ DRAME BRILANTE E CILA SI NËNTEKST KA ATË FATIN E KEQ TE FEMRËS TEK NE: SE FEMRAT TONA NUK KANË SHTËPI !