Gjilani Guide

Gjilani Guide Gjilani Guide is a platform where you can find everything about city of Gjilan.

Here you can find touristic places, cultural places, religious building, hotels, restaurants, cafes, clubs, shopping centers, educational, health centers, travel companies, timetable of bus from and to Gjilan and many things.

Super pamje e GjilanitBajrush Ahmeti Photography
09/11/2024

Super pamje e Gjilanit

Bajrush Ahmeti Photography

Hamami i GjilanitHamami ishte një nga objektet profane të kulturës orientale me vlerë arkitektonike në Gjilan. Hamami, s...
07/03/2024

Hamami i Gjilanit

Hamami ishte një nga objektet profane të kulturës orientale me vlerë arkitektonike në Gjilan. Hamami, si ndërtim klasik I arkitektures islamike shqiptare, u ndërtua në Mëhallen e Bejlerëve nga Gjinollët, menjëherë pas vendosjes së tyre në këtë hapësire. Edhe pse na mungojnë të dhënat për kohën e themelimit të tij, bazuar në praktiken e traditës islame-orientale, me themelimin e qytetit si vendbanim urban, njëherësh lind nevoja për themelimin e këtij objekti. Banjat, për nga mënyra e shfytëzimit, vendi i ndërtimit, skema kompozicionale, madhësia dhe trajtat e tyre, ndahen në publike dhe private, përkatësisht shtëpiake-familjare. Hamami i Gjilanit i ishte dedikuar familjes feudale Gjinolli dhe mupër këtë edhe është quajtur hamami i Haremit.

Në kujtesën e popullit ,ky hamam ka mbetur edhe si “hamami i Hyrës”, apo hamami,I cili nuk funksionon. Sa jemi të njoftuar, Hyra ishte një grua nga fshati Përlepnice e martuar në Gjilan dhe ishte mirëmbajtëse e fundit ne këtë hamam.

Kohën e saktë të ngritjes nuk ia dimë, as karakteristikat e detajuara arkitektonike të objektit, sepse ai mjaft herët ishte lënë pas dore, per t’u rrënuar më vonë. Në dokumente për herë të parë Hamamin e hasim në sallnamen(vjetarin) e Vilajetit të Prizrenit për vitin 1873/1874, ku krahas objekteve të tjera arkitektonike profane e sakrale të Gjilanit, flitet edhe për Hamamin, por pa të dhëna të hollësishme për të.

Gërmadhat e Kishës së Shën VarvarësGërmadhat e Kishës së Shën Varvarës është një monument i trashëgimisë kulturore në Km...
04/03/2024

Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës

Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kmetoc, të Gjilanit Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-369/63.

Kisha e Shën Dhimitrit , e njohur si Kisha Varvara e Kmetocit , është datuar si e shek. XIII, në vitin 1963, nga ish EMMK, kur edhe është marrë në mbrojtje nga shteti. Ky objekt tashmë është nën përkujdesjen e Qëndrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan për vlerat arkitetktonike që ka objekti, sikundër edhe për vjetërsinë e tij.

Çezma e Sahit AgësÇezma e Sahit Agës është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan. Ky monument është i kategori...
03/03/2024

Çezma e Sahit Agës

Çezma e Sahit Agës është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar. Gjendet afërsi të qyteti të Gjilanit, në fshatin Kufcë e Poshtme. Ky ndërtim u realizua, sipas të dhënave që janë marrë nga pronari i çezmës, para njëqind viteve. Pra, është ndërtuar në të njejtën kohë kur është ndërtuar edhe shtëpia - kullë e Sahit Agës.

Address

Gjilan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjilani Guide posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gjilani Guide:

Share

Category