25/08/2024
Per cdo info shtese na vizitoni në zyre apo kontaktoni 048 703 703
Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së!
Udhëtimi në Evropë nuk do të jetë aq i thjeshtë sa ishte deri më tani. Krejt kjo për shkak të rregullave të reja të vendosura nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, as me rregullat e reja udhëtimi nuk do të jetë shumë i vështirë.
Ndryshimet kryesore përfshijnë futjen e Sistemit të Hyrës/Daljes (EES) dhe Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Këto sisteme përfaqësojnë formularë online, të cilët mbajtësit e pasaportave të vendeve jo anëtare të BE-së do të duhet të plotësojnë dhe të paguajnë një tarifë përpara se të hyjnë në BE.
BE-ja ka konfirmuar se një sistem i ri i hyrjes dhe daljes në vendet e zonës Shengen do të fillojë të funksionojë nga 10 nëntori i këtij viti. Këto ndryshime do të përfshijnë 60 vende.
EES i referohet monitorimit të kohës dhe vendit të qëndrimit në BE për të siguruar që udhëtarët të mos qëndrojnë më shumë se 90 ditë në një periudhë gjashtëmujore. Gjatë kalimit të kufirit për herë të parë do të merren të dhëna biometrike, gjë që eliminon nevojën për vulosjen e pasaportave në pikën kufitare.
Krejt kjo për të zvogëluar rrezikun e abuzimit me identitetin dhe u lejon mbajtësve të dokumenteve të udhëtimit, të cilët shpesh kalojnë kufirin, të shmangin ndërrimin e shpeshtë të pasaportave për faktin se të gjitha faqet janë të mbushura me vula.
ETIAS është edhe një formular online, në të cilin shënohen të dhënat për dokumentin e udhëtimit, vendbanimin, me një tarifë shtesë në vlerën shtatë euro. Ky formular do të jetë i vlefshëm deri në tre vjet ose derisa të zëvendësohet dokumenti i udhëtimit. BE planifikon të krijojë EES deri më 10 nëntor të këtij viti, ndërsa sistemi ETIAS do të bëhet funksional në mesin e vitit të ardhshëm.
Ju çfarë duhet të dini?
Çfarë është ETIAS?
Është një kërkesë e re për autorizimin e udhëtimit për të gjithë australianët që udhëtojnë në 30 vende brenda Evropës.
Çfarë ju jep?
Me një autorizim të vlefshëm udhëtimi ETIAS, ju mund të hyni në territorin e këtyre vendeve evropiane sa herë të dëshironi për qëndrime afatshkurtra – normalisht deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, thekson BE në faqen e saj të internetit.
“Megjithatë, nuk garanton hyrjen. Kur të mbërrini, një roje kufitare do t’ju kërkojë të shohë pasaportën tuaj dhe dokumente të tjera dhe të verifikojë që i përmbushni kushtet e hyrjes.
Si funksionon?
ETIAS është i lidhur me pasaportën tuaj. Ai është i vlefshëm deri në tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës, cilado qoftë e para. Nëse merrni një pasaportë të re, duhet të merrni një autorizim të ri udhëtimi ETIAS.
Si të aplikoj?
Shkoni në faqen e internetit të ETIAS dhe plotësoni formularin e aplikimit në internet, ose aplikoni përmes aplikacionit celular ETIAS. Kostoja është shtatë euro.
Kohët e përpunimit.
Shumica e aplikacioneve përpunohen brenda pak minutash, thekson BE. “Megjithatë, është e mundur që aplikimi juaj të marrë më shumë kohë për t’u përpunuar. Nëse po, ju do të merrni një vendim brenda katër ditëve. Ju lutemi, vini re se kjo periudhë mund të zgjatet deri në 14 ditë nëse ju kërkohet të jepni informacion ose dokumentacion shtesë, ose deri në 30 ditë nëse jeni të ftuar në intervistë”.
Pas aplikimit
“Do të merrni një email që konfirmon dorëzimin e aplikacionit tuaj, i cili do të përfshijë numrin tuaj unik të aplikimit ETIAS: sigurohuni që ta mbani këtë numër për referencë në të ardhmen”, thotë BE.
"Pasi aplikimi juaj të jetë përpunuar, do të merrni një email tjetër që ju informon për rezultatin e tij. Kur të merrni autorizimin tuaj të udhëtimit ETIAS, ju lutemi sigurohuni që emri, numri i pasaportës dhe informacione të tjera të jenë të sakta: nëse ka ndonjë gabim, nuk do të lejoheni të kaloni kufirin.”
Çfarë ndodh në kufi?
ETIAS është i lidhur me dokumentin tuaj të udhëtimit.
Sigurohuni të mbani të njëjtin dokument që keni përdorur në aplikimin tuaj ETIAS. Përndryshe, nuk do të lejoheni të hipni në fluturimin, autobusin ose anijen tuaj, ose të hyni në ndonjë nga vendet evropiane që kërkojnë ETIAS”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Burimi: gazetablic.com