Hotel & Restoran Kulla
Hotel&Restoran Kulla është hapur në vitin 2013, me qëllimin kryesor që mysafirëve t’u ofrohet një hapësirë jo e zakonshme, në një lokacion ideal. Vetëm 35 km nga Prishtina, Kulla ju ofron një vend që ju shkëput komplet nga përditshmëria, e shërbimi dhe ushqimi i shijshëm ju bëjnë që ta vizitoni përsëri. Kulla është një vend familjar i vendosur në pjesën historike të qytetit
antik të Novobërdës. Me vetëm 1 km distancë ajrore nga Kalaja e Novobërdës, Kulla ju ofron një pamje magjepësëse të natyrës së virgjër dhe ajrit të mbushur me erë lulesh. Menyja jonë tradicionale përfshin ushqimin më të shijshëm të pjekur në furrë druri, me melmesa të mbledhura nga ai regjion. Për ata të cilët e duan një avanturë bjeshke dhe të eksplorojnë bukuritë e atij regjioni, ne kemi në dispozicion automjetet SUV me të cilat ju do të përjetoni një eksperiencë të vërtetë safari. Një mbrëmje dhe gjumë në ajrin e pastër, mund ta bëni në dhomat e hostelit tonë, të cilat janë të pajisura me të gjitha elementet hotelerike.