02/05/2020
Të dashur vëllezer dhe motra, po kalojmë një kohë izolimi nga kriza e pandemisë covid-19, e cila ka kapluar tërë globin. Sikurse gjithë të tjerët edhe ne jemi të prekur nga izolimi, i cili nuk është aspak i lehte, por me lejen e Zotit bëhet i tejkalueshëm.
Ajo që bie në sy më shumë dhe që ka prekur të gjithë besimtarët, është mbyllja e xhamive për namaz, e posaçërish*t ndalimi i vizites në vendet e shenjta.
Meka dhe Medina janë dy qytete të cilat nuk flejnë, Qabeja është shtepia e Allahut në të cilën pothuajse, nuk kalon asnjë moment e të mos gjesh dikë i cili benë tavaf. Gjithashtu, edhe Medineja e ndritshme, Xhamia e të dërguarit të Allahut, nga e cila del dritë që ndriqon zemërat e besimtarëve, ata te cilet e kanë vizituar e kuptojnë se për çfar ndjenjash bëhet fjalë, është vështirë të përshkruhet. Shpresojmë që këto dy drita të besimtarëve të dalin së shpejti nga terri i izolimit, ashtu siç premtuan autoritetet Saudite.
Edhe Ramazani këtë vit është më ndryshe nga vitet e kuara. Jemi mësur me vizita te ndërsjellta nëpër iftare, dhe namaz të teravive, mirëpo sivjet nuk do të jetë kështu, për arsye se jemi të obliguar që t'i repektojme institucionet e vendit, në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe të tjerëve.
Ne si staf i Orient Travel, ju urojmë që të kaloni agjerim të lehtë, vepra të pranuara dhe falje nga i Gjithëmëshirëshmi.
Mbesim në dispozicionin tuaj, duke e lutur Zotin që sa më shpejt të hapen rrugët për vizitë në vendet e shenjta!