BabyBump, përplot dashuri!
Njerëzit gjithmonë thonë se gratë shtatëzëna kanë një shkëlqim e refletojnë një ndjenjë dashurie - një ndjenjë që të gjithë e kemi zili. Embëlsia që ato sjellin nuk njeh fund e gjithmonë na sjellë ndërmend faktin që fuqia e femrave në këtë jetë nuk duhet të vihet në dyshim kurrë!
Duke u munduar pa kusht të jemi pjesë e ketij rrugëtimi përplot mrekulli, ne erdhëm me një ide, të thjeshtë, por të menduar gjatë. “Kush meriton më shumë se to të ndihet përplot stil gjatë këtyre nëntë muajve të shtatëzanisë?!”, pyetja që solli në jetë dyqanin BabyBump!
BabyBump është dyqani i parë në Prishtinë i fokusuar krejtësisht në veshjet më moderne për gratë shtatëzëna dhe për qëllim kryesorë ka krijimin e një rrugëtimi të përbashkët me gratë që janë të interesuara të kalojnë një shtatëzani përplot stil.