21/02/2017
Trendët Zhvillimore të Turizmit në Rajonin e Pejës
Vështrim i shkurtë i gjendjes dhe ecurive aktuale
Ndonëse, nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur me të arriturat në zhvillimin e mirëfilltë të turizmit, as ne dhe as shoqëria pejane, madje as pushteti komunal, besoj së të gjithë aktorët e relevancës turistike të Pejës, kanë treguar më shumë invencion dhe gatishmëri për të lëvizur nga pozita dhe për të përkrahur turizmin e komunës dhe rajonit të tyre.
Fati apo arsyeja e shëndosh e deshi, që strukturat udhëheqëse mënjeher pas përfundimit të Luftës në Kosovë, u përcaktuan që, qoftë edhe deklarativisht ose faktikisht, të dokumentojnë në Planet e Zhvillimit Komunal, Turizmin në mesin e prioriteteve prijatare. Krahas kësaj, pushteti komunal, në tërë këtë periudhë, i shtyrë dhe mbështetur nga aktorët e determinuar të shoqatave të turizmit nga Peja, siç janë ugova Experince", ERA, Merimangat, Gjeravica dhe nga Trentino e Italisë, kanë qenë shembull dhe model për tërë Kosovën. Këtë gjë e patën hetuar herët donatorët dhe agjensionet përkrahëse ndërkombëtare në Kosovë, dhe që në fillim, kanë orientuar përkrahjen e tyre në drejtim të zhvillimit të turizmit në rajonin e Pejës. Mirëkuptimi dhe mikpritja Pejane, por edhe qëndrimi bashkëpunues i aktorëve nga Peja, gjithsesi edhe kryetarëve të Pejës me bashkëpunëtor, kanë trimëruar donatorët në këtë orientim të tyre.
Kur krahasojmë pushtetin qendror të Kosovës, që fare pak, mos të themi aspak, nuk është interesuar për vënjën në prioritet apo zhvillimin e industrisë së turizmit në Kosovë, mund të themi lirisht, së Pushteti dhe shoqëria Pejane, ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në disa nga format e turizmit, në rend të parë në zhvillimin e Turizmit në Natyrë, ndonëse më pak në ruajtjen e autenticitetit të trashëgimisë kulturore dhe valorizimit adekuat të saj.
Peja, duke përfshirë territorin e saj dhe atë të rajonal, përbën hapësirat me potencialët dhe resurset më të vlerësuara në Kosovë, andaj, megjithë sukseset fillestare, ky rajon turistik i Kosovës, meriton shumë më tepër. Njëra ndër problemet më të mëdha në ngecjen e zhvillimit të sektorit të turizmit në Kosovë, është sjellja indolente dhe mospërfillëse e qeverisë së Kosovës, që nga pas Lufta e deri me sot, mosinteresimi për të përkrahur iniciativat dhe përpjekjet e biznesit të turizmit, të sakrificave dhe përkushtimit të tyre, për të krijuar sadopak kushte, për të animuar dhe mirëpritur turistët vendor, rajonal, ndërkombëtar dhe ata të Diasporës. Pra, mund të themi së, pushteti dhe shoqëria Pejane, mbështetjen e tyre në orientimet fillestare zhvillimore, e kanë gjetur tek bizneset turistike dhe të mikpritjes hoteliere, në nivel të rajonit dhe komunës, tek donatorët dhe shoqëria civile e fokusuar në zhvillimin e turizmit. Investimet e Komunës, ndonëse të pamjaftueshme, kanë qenë më tepër të alokuara në bashkë financimin, ose pjesëmarrjen në grantët e donatorëve dhe të agjensioneve përkrahëse. Gjithsesi, konform determinist te turizmit, si prioritet, Komuna e Pejës duhet të përpiqet më tepër dhe të bëj më shumë preson të institucionet qendrore, për investime dhe më shumë përkrahje të bizneseve të mirëfillta turistike në nivel komunal dhe rajonal.
Në mungesë të zgjidhjeve adekuate ligjore, Peja nuk ka mundur vetvetiu të bëj më shumë, në veçanti lidhur me aplikimin e Taksës Turistike, dhe formave tjera të kontributit komunal dhe rajonal.
Përkundër rezultateve të shënuara, mangësitë kryesore të qeverisë komunale, janë mungesa e mbështetjes së bizneseve turistike, në aspektin e krijimit të parakushteve administrative dhe, për më shumë investime të mirëfillta në këtë sektor; Mungesa e mbështetjes në ekspertizën profesionale të turizmit, në nivel të vendit, të cilët më së miri i dinë nevojat, mundësitë dhe kërkesat e tregut turistik, në raport më atraktivitetin e kësaj hapësire turistike; Orientimi kryesor në zhvillimi e formave të Turizmit në Natyrë, duke anashkaluar mundësitë e mëdha dhe trendët e kërkesës për Turizmin Urban, atë Kulturor dhe Turizmin e Komunitetit; Mungesa dhe vonesa në themelimin e Organizatës së mirëfilltë të Destinacionit dhe manaxhimit nga ana e të gjithë aktorëve relevant.
Atmosfera qytetëruese që mbretëronte dikur, shpërndarja e kërkesës së shërbimeve të gastronomisë, në radhë të parë të asaj tradicionale, ngasë nuk mjafton që tërë masa e njerëzve të koncentrohet vetëm në një hotel. Këtë më së miri është duk e praktikuar Prizreni, me çka do ishte model edhe për Pejën. Mungesa e definimit të Skemës se Produktit të mirëfilltë turistik, si dhe mungesa e trajnimit të operatorëve turistik të udhëtimeve, kompanive të mikpritjes hoteliere, si dhe Komunitetit Lokal në Rajonin e Rugovës, Grykës dhe Luginës së Drinit; Degradimi i trashëgimisë kulturore dhe historike të Pejës, si dhe mungesa e valorizimit të resurseve natyrore, siç janë Parku i Madh, Burimi dhe Ujëvarat e Drinit, dhe hapësira mbi Zatra deri të Livadhi i Adilit. Mungesa e Restoranteve me kuzhinë Tradicionale, Klubeve dhe zbavitjes dhe animimit kulturor, etj.
Udhëheqje dhe koordinim i sinqertë dhe profesional i Projektit BOREA, në tregun e mirëfilltë zhvillimor dhe investicional, në interes dhe përkrahje të qytetarëve, si dhe të gjithë aktorëve të relevancës turistike. Ti kushtohet më shumë kujdes dhe mirëkuptim kompanive turistike, bartëse të zhvillimit të strukturave të mikëpritjës dhe shërbimeve tjera turistike në Pejë dhe Rajonin e Pejës. Me shumë kujdes dhe përkrahje zhvillimit të turizmit të komuniteteve, fillimisht në hapësirat më të vlerësuara turistike. Presion më i madh në qeverinë qëndrore, për të kuptuar më mirë mundësitë dhe rëndësinë e zhvillit përmes turizmit.
Prof. Zekë Çeku, Ekspert i Turizmit
Courtesy & Photo: Ansambli Autokton i Kengeve dhe Valleve "Rugova"
Kosovo Tours