17/03/2021
ĂshtĂ« viti 1990 nĂ« Baltimore tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« Amerikes kur kujdestarja e kopshtit telefonon nĂ«nĂ«n (Debbie) dhe i thotĂ«: âDjali yt Michael nuk rri ulur, nuk Ă«shtĂ« i qetĂ« dhe nuk pĂ«rqendrohetâ.
âNdoshta Ă«shtĂ« thjesht i mĂ«rzitur", i pĂ«rgjigjet e Ă«ma.
"Nuk di se cfarë të të them. Nuk përqëndrohet... E nis diçka dhe e lë përgjysmë. Ka pak shanse të bëhet dikushi nëse vazhdon kështu", janë fjalët e fundit të kujdestares përpara se telefoni të mbyllet.
FĂ«mija nĂ« fjalĂ« quhet Michael, Michael Phelps; Ă«shtĂ« vetĂ«m 5 vjeç, jeton vetĂ«m me nĂ«nĂ«n dhe dy motrat. HerĂ«n e parĂ« nĂ« pishinĂ« Ă«shtĂ« aq i tmerruar nga uji qĂ« i prek fytyrĂ«n, saqĂ« instruktori detyrohet tâi mĂ«sojĂ« notin me shpinĂ«. Michael ka talent, por stĂ«rvitet me ndĂ«rprerje, nuk ka vazhdimĂ«si. ShumĂ« here i kerkohet tĂ« rrijĂ« nĂ« anĂ« tĂ« pishinĂ«s pĂ«r shkak tĂ« rremujĂ«s qĂ« shkakton.
Edhe në shkollë gjërat nuk shkojnë mirë. Mësuesit i përsërisin të njëjtat gjëra nënës së tij: "Nuk përqendrohet në asnjë detyrë", "Nuk është i mirë në këtë apo atë lëndë", "Bezdis shokët e klasës".
E ëma vendos se ka ardhur momenti që djali t'i nënshtrohet një ekzaminimi special.
Michael diagnostikohet me ADHD, njohur ndryshe si çrregullim dhe defiçit i vëmendjes (hiperaktivitet).
Duke parë vështirësitë e djalit në matematikë ajo gjen një mësues privat i cili për të zgjuar interesin e djalit i jep ushtrime si: "Sa kohë të duhet për të përshkruar 500 metra nëse noton me një shpejtësi prej 3 metrash në sekondë?"
Zonja Debbie i shndĂ«rron kufizimet e djalit tĂ« saj nĂ« mundĂ«si. I jep alternativa. Sa herĂ« qĂ« djali zemĂ«rohet ose nervozohet nĂ« pishinĂ«, ajo i jep sinjale nga tribuna qĂ« nĂ« gjuhĂ«n e tyre private nĂ«nkuptojnĂ«: "Mblidhe veten, qetesohuâ.
Michael përmirësohet në shkollë, ndërsa në pishinë noton si një peshkaqen i vogël.
Ndërkohë 11 vjeç, është më i fortë dhe më i shpejtë se çdo bashkëmoshatar i tij që ka notuar në Shtetet e Bashkuara. Në këtë periudhë Debbie merr telefonatën e dytë më të rëndësishme në lidhje me Michael. Këtë herë nga ana tjeter e telefonit nuk është një mësuese, por trajneri i tij, Bob Bowman.
ĂshtĂ« muaji maj i vitit 1996.
"Zonjë, tani do ju tregoj se çfarë do të ndodhë", i thotë ai. "Në vitin 2000 Michael do të marrë pjesë në provat për tu kualifikuar në Lojrat Olimpike. Unë nuk e di nëse ai do të bëhet pjesë e Lojrave Olimpike por me siguri do të flitet për të. Dhe në vitin 2004, padyshim do të marrë pjesë dhe me siguri do të fitojë medalje. Dhe do të jetë vetëm fillimi."
Bob kishte gabuar. Në vitin 2000, në Sidnei, jo vetëm që Michael do të kualifikohet në garen 200 metra < stili flutur > por do të arrinte në finale, duke zënë vendin e pestë. Ishte vetëm 15 vjeç.
JanĂ« hapat e parĂ« tĂ« njĂ« notari qĂ« do tĂ« marrĂ« nofkĂ«n "Peshkaqeni i BaltimorĂ«s" ose ndryshe "The Kidââ kanibali i pishinave.
Nga ajo ditë, për 16 vitet e ardhshme, Phelps do të fitojë 83 medalje, nga të cilat 66 ari, 28 Olimpike, në 8 disiplina të ndryshme, duke u bërë, në vitin 2008 në Pekin, sportisti me më shumë medalje ari (tetë) te fituara në një edicion të vetëm të lojrave olimpike. Historia e tij është ajo e një njeriu që deri në ditën e fundit, kur zbriti në pishinë për të përfaqësuar atdheun e tij, kishte 3 faza të jetës: gjumë, bukë dhe not, 6 deri në 8 orë stërvitje në ditë, 12000 kalori të konsumuara.
ĂshtĂ« notari mĂ« i suksesshĂ«m i tĂ« gjitha kohĂ«rave, si dhe njĂ« nga sportistĂ«t mĂ« tĂ« fortĂ« tĂ« çdo sporti apo epoke.
Ai kampion i pakonkurueshëm ishte një fëmijë i diagnostikuar me ADHD si dhjetëra miliona fëmijë të tjerë si ai në të gjithë botën. Pati fatin e vetëm që kishte në krah një grua që kurrë nuk e gjykoi ose justifikoi për atë që ishte, por e shtyu atë të nxirrte talentin e tij atje ku të tjerët shihnin vetëm probleme dhe hiperaktivitet. Mund të kishte hequr dorë duke ndjekur këshillën e mësueses, por Zonja Debbie zgjodhi një rrugë më të gjatë dhe më të lodhshme: BESOI TEK DJALI I SAJ.