31/08/2020
Udhëtim një-ditor Vlorë🌇-Gadishulli i Karaburunit🏖️-Ishulli i Sazanit🏝️ditën e shtunë 5 shtator, e diel 6 shtator 😍
Rezervoni ne DM ose ne numrin e 📱0695253547(Viber,WhatsApp).
Çmimi 1800 lekë/ personi(vetëm udhëtimi me anije⛵)
2600 lekë/ personi ( bileta anijes ⛵dhe udhëtimi me mikrobus 🚐i përfshirë vajtje-ardhje)
Për fëmijë 5-12 vjeç gjysëm çmimi
0-4 vjec falas
Ktë fundjavë 5,6 shtator bejme një nga guidat më të bukura verore,Udhëtimin Vlorë-Karaburun-Sazan.
Do vizitojmë perlën e Rivierës shqiptare,gadishullin e Karaburunit dhe ishullin 🏝️më të madh në Shqipëri,Sazanin. Zona dallohet për natyrën e tij të paprekur dhe plazhet e virgjëra jo shumë të dendura me pushues. Zona është e mbrojtur si park kombëtar për vlerat e saj natyrore.🐚🐙🐬 📜Programi: ☑️ Nisemi nga Tirana në orën 7.00 tek kafe"Flora",rruga e Durrësit ☑️Pas një ndalese të shkurtër rrugës mbërrijmë në portin e Vlorës nga ku do filloi udhëtimi jonë me anije. ☑️ Fillimisht lundrojmë drejt gadishullit të Karaburunit ku do ndalojmë në një nga plazhet perrallore të tij. Do qendrojmë rreth 3 orë për të bërë plazh,ose eksploruar zonën sipas deshirës. ☑️Aty do vizitojmë shpellën e Haxhialiut
një mrekulli natyrore. Shpella është rreth 60 metra e lartë . Ajo e ka marr emrin nga legjenda e piratit shqiptar Haxhi Ali Ulqinakut🏴☠️,i cili e përdorte si bazë strehimi. ☑️ Pasi e kemi vizituar shpellën nisemi drejt ishullit të Sazanit,ku ndalojmë përsëri në një nga plazhet e paekspozuara prej vitesh për publikun. Mund të bëjmë dhe një vizitë të shkurtër në rrenojat e ish-qytetit të braktisur të ishullit ☑️ Pas vizitës në ishullin nisemi drejt portit të Vlorës ku mbaron udhëtimi jonë rreth orës 18:30. ☑️ Mbërrijmë në Tiranë, ndalesën tonë të fundit rreth orës 21:00 pas një dite fantastike.
Përfshihet në çmim:
1)transporti me mini-bus vajtje-ardhje
2)bileta e anijes
3)mengjesi ne anije(briosh+lëng frutash)
4)guida gjatë udhëtimit
Ç'farë ju rekomandojmë të merrni me vete:peshqir dhe rroba plazhi👙,krem dielli dhe syze dielli🕶️,ushqim me vete,bidon 1.5 L🧴,dhe si gjithmonë pozitivitetin tuaj.
Për çdo informacion shtesë ose pyetje,ju lutemi na telefononi në numrin📱+355695253547 ose na pyesni në inbox