Vieni quest'estate e scopri le bellezze dell'Albania!
Video creato da Angela Buzi.
Manastiri i Ardenicës 📸
E dhëna më interesante historike është ajo që e lidh këtë vend me Skënderbeun. Në prill të 1451 në një ceremoni që zgjati me ditë të tëra, Skënderbeu u kurorëzua në martesë me Donikën në altarin e këtij manastiri, në praninë e shumë të ftuarve të rëndësishëm. Mendohet se kurorëzimi u bë në kapelën e Shën Triadhës, dhe sot të shumtë janë turistët që rendin të shohin nga afër këtë vend që ka bërë historinë.
Kisha e Shën Mërisë (Lindja e Hyjlindëses Mari) është dhe godina më imponuese e gjithë manastirit bizantino-ortodoks. E ndërtuar me gurë të ardhur nga Apollonia e gurë shtufi, kjo kishë tërheq me arkitekturën e saj të stilit Bazilikal, me portikun e hapur me kolona e harqe si dhe këmbanoren e lartë 24 metër.
Piktorët korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, kanë lënë shenjën e tyre falë afreskeve të mrekullueshme në ambjentet e brendshme të Kishës, të cilat pasqyrojnë episode të Dhjatës së Vjetër e të Re.
Ikonostasi i gdhendur në dru, apo ikonat e Kostandin Shpatarakut, i shtojnë akomë më shumë bukurinë dhe vlerat kësaj kishe.
Çelja e sezonit turistik në Vlorë 📸
Zvërnec, Albania 🌅📸
Video send by F.H
Ylberi feks mbi Vlorë 🌈📸
Video send by F.H