Click Bomb

Click Bomb Dyqani jonë fillimet e tij i nisi në vitin 2010, duke u munduar te sillnim dicka ndryshe nga dyqanet e tjerë. funny shirt, stil, dizajne etj. ejt.

Vetë kam punuar për disa vite me rradhë me konfeksione, vura re se tendencat e fundit të europës ende nuk ishin përqafuar në Shqipëri. Në shumë dyqane në Tiranë mungonin ngjyra tek djemt ….. Hapja e këtij stil dyqanit ishte një sfidë e re për mua dhe njëkoshisht realizimi i një ëndrre. Sa herë që diskutoja me miqtë e mi rreth këtij stili dyqani ata flisnin me mjaft skepticizëm për funksionim e tij

, kjo më bëri të mendoj nëse po bëja gjënë e duhur apo duhet të rimendoja hapje e këti dyqani… Vendosa që dyqanin ta hapja me cdo kusht pavarësisht ecurisë që do të sillte. Mbas vendosmërisë time për hapjen e dyqanit mendova se ku do të ishte vëndit i përshtatshëm për fillimin e këtij biznesi dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, hapja e tij duhej të bëhej në një nga rrugët më famoze të dyqaneve në Tiranë ”MYSLYM SHYRI”. Mbas gjetjes së ambjentit të dyqanit duhej të mëndohej për një emër goditës për të, mbas shumë alternativash që mënduam ai që na u duk më cool ishte ?
“ Click Bomb” … Kliko Bombën. Vëtë kisha vite që merresha me këtë punë, furnizimin e bëja në Itali dhe Stamboll nga eksperienca personale kisha kuptuar që tekstili i Stambollit ishte shumë herë më cilësor dhe rezistent se ai Italian, kështu vendosa që furnizimin do ta bëja në Stamboll. Fillova të gjeja lidhjet se ku do të furnizohesha, vitet e eksperiencës me furnizimet e Turqisësi dhe njohja e gjuhes ma bënë më të lehtë orientimin, e gjetjen e qyqaneve dhe firmave të përshtatshme për atë c’ka unë doja. Shumëllojshmëria e dyqaneve ishte e shumtë por ato firma të cilat ishin më pranë asaj që unë doja ishin vëtëm dy. Vizitimi i fabrikave nga afër si dhe testimi i cilësisë së materialit ma lehtësojë zgjedhjen. Arsyeja e zgjedhjes së këtyre 2 fabrikave ishte cilësia e materialit 100% pambuk, teknologjia e stampimit, pra nuk do të ishte thjesht një stampim normal A4 me të cilin ne ishim mësuar por do të ishte një stampim shumë më i madhe dhe shumë më rezistues në larje. Sa më shumë njihesha më fabrikën aq më shumë nota optimizmi mora për punën që do të nisja. Këtë optimizëm ma stimulojë historiku i fabrikës si dhe njohja me personat e tjerë të cilët kishin një dyqan të tipit tim por në shtete të tjera të Europës, pra ishin ata më dhanë forcën dhe binjen se kjo gjë do të funksiononte. Kështu nisi furnizimi i parë i dyqanit mes entuziazmit dhe frikës, binjes dhe dilemave. Për aredimin e dyqanit u more një visual me eksperiencë nga fabirika ku ne bashkëpunonim, gjithashtu u more një artist për pikturat e dyqanit, si dhe një dizajner për realizimin e logos së dyqanit. Doja që gjithcka të ishte perfekte në hapjen e “ëndërrës” time. Menaxhimi i dyqanit gjatë gjihtë ketyre viteve është bërë nga vetë unë, sigurishte me një staf të kualifikuar dhe experience në sh*tje konfeksionesh. Pas disa ditësh pune në aredim të dyqanit, startoj dita e parë, “ Super” gjithcka dukej ok, një mini koktejl mes miqsh në ambientet e dyqanit dhe disa vizitor që futeshin për të parë risinë e këtij dyqani. Entuziazëm, emocione dhe dëshirë për punë shikoheshe në sytë e stafit, e ku ka më mirë cdo gjë ishte ashtu sic e kisha mendunduar, ditët kalonin dhe klientët rriteshin në numër. Por jo gjithëcka është e lehtë, të kesh një aktivitet të ri duhet shumë punë jo vetem brenda dyqanit por dhe jashtë tijë. Margetingu ishte gjeja më e rëndesishme në ato momente gjë të cilën ja besova profesionalisteve njëkosisht dhe miqëve të mi. Për një kohë rekord dyqani u bë i njohur në atë target grup që unë synoja. Por kjo nuk mjaftonte nuk mund të fokusoheshim më vëtem tek t-shirt sepse kërkesat e klientëvë ishin të ndyshme, keshtu filluam të zgjeronim gamën e artikujve në dyqan. Një punë e gjatë por më e lehtë në ato momente startoj për ne, sepse dinim se cfarë klientët dëshironin dhe fabrikat që ne do të bashkëpunonim. Sollëm koloret në pantallano, stilin slim dhe shallvarë, këmisha, shapka, canta, kapele, trecerekshe, rroba banje dhe shume aksesore të tjerë për meshkuj. Klientët ishin bërë udhërrëfyesit tonë për furnizimet, duke na sygjeruar artikuj dhe ne duke ja plotësuar kërkesat e tyre. Pak nga pak dyqani kishte marrë formën e duhur, klientët mund të gjenin atë cka dëshironin tek ne. Motoja jonë është “ Klienti mik”. Klientët shtoheshin dita- ditës duke ja sygjeruar edhe miqëve të tyre dyqanin tonë. Bashkë me klientët filluan dhe bashkëpunimet me telivizionet e ndryshme, programe rinore, programe humori, balerine klabesh, parukier të njohur etj, kjo solli dhe konsolidimin estilit të dyqanit si dhe njohjen e tij nga shumë të rrinjë. Një hap i rëndëshishëm është dhe marrja pjesë në disa panaire të zhvilluara në Tiranë. Promovimi në këto ambjentë ishte shumë fryt dhënës . Në vitin 2013 një risi e dyqanit tonë është dhe futja e stampimin 3D në t-shirt, stampime të cilat janë të “limit edition” dhe “made by hand” ,gjithashtu shume bluze me stampime të banda rroku, personazhe famoz, sllogane, stampime fosforishente dhe Cartoons qe nuk kanë munguar në asnjë furnizim që nga hapja e këtij dyqani. Pantallonat tek ne janë të gjitha me fibra pambuku dhe kolore të ndryshme gjithashtu dhe trecerekshet. Xhaketat, xhupat si dhe shume artikuj të tjere janë të prerjeve sport, casual, funny etj. Sugjerimet nga ana e stafit për kombinime veshjesh ndaj klientëve nuk mungojnë, ndodh shpesh që veshja e klientit i besohet totalish stafit tonë dhe për këtë i falenderojmë përzemësish për besimin që tregojnë tek ne. Ne ndjehemi mjaft krenarë për c’ka kemi arritur sidomos kur dëgjojmë të flitet per dyqanin tonë në ambjente te ndyshme, grup mosha të ndyshme. Shpesh herë dëgjojmë nga klientët jasht kur përkufizojnë dyqanin tonë: “ sa cool që është si qyqan”, “sa rroba fantastike që ka ky dyqan”,”Ketu ka bluze fantastike”…. I falenderojmë përzëmësisht klientët për besimin e treguar, sygjerimet e tyre, etiketimin e dyqanit, fjalët e mira si dhe kritikat. Ata janë frymëzimi dhe spunto jonë për tu zhvilluar dhe rritur profesionalisht në punën tonë, janë forca dhe shtysa jonë për të ecur gjithmonë përpara dhe pa u tre mbur nga konkurentët tonë.

Life is too short to wear boring clothes!✨️TRY OUR NEW T-SHIRT ✨️🔥MODELE TE LIMITUARA🔥shyri                1w
17/04/2024

Life is too short to wear boring clothes!
✨️TRY OUR NEW T-SHIRT ✨️
🔥MODELE TE LIMITUARA🔥shyri


1w

Address

Myslym Shyri, Tirane Pèrballè Vodafonit, Dyqani Nr. 5
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00
Sunday 10:00 - 21:00

Telephone

+355692209814

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Click Bomb posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Nearby travel agencies


Other Tirana travel agencies

Show All