Wines of Albania

Wines of Albania Wines of Albania is an initiative that aims to promote Albanian Wines

01/12/2023

Duke besur që kjo video do ju mbush me krenari, urojmë që vera dhe produktet shqiptare ta mbushin plot shportën e dhuratave tuaja, e të zënë vendin kryesor në tavolinat familjare apo restoranteve ku do të zgjidhni të festoni festat e fundvitit.

____________________________________________________

🇦🇱 I AM WINES OF ALBANIA.
A Legacy Bottled for the World to Discover 🍷🇦🇱


Kombinimi i javes❤️
10/11/2023

Kombinimi i javes❤️

Pse duhet te zgidhni nje vere Shqiptare?
06/11/2023

Pse duhet te zgidhni nje vere Shqiptare?

Simfoni Shqiptare🍷
02/11/2023

Simfoni Shqiptare🍷

VRESHTARIA DHE VERĒTARIA NË HAPËSIRËN MBARËSHQIPTARERilindja e tyre duke filluar që nga tradita e ilirëve në fokusin e s...
05/12/2021

VRESHTARIA DHE VERĒTARIA NË HAPËSIRËN MBARËSHQIPTARE
Rilindja e tyre duke filluar që nga tradita e ilirëve në fokusin e simpoziumit treditor organizuqr nga Fondacioni RRNO, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Departamenti i Verëtarisë dhe Vreshtarisë së Kosovës.
Ruajtja, zhvillimi dhe rilindja e traditës së lashtë të verëtarisë dhe vreshtarisë ka qenë në fokusin e simpoziumit shkencor “Vreshtaria dhe verëtaria në hapësirën mbarëshqiptare.”
Përmes kumtesave të prezantuara me asistencën shkencore të prof. dr. Andrea Shundit, dhe akad. Efigjeni Kongjika
Ne dy ditët e para të zhvilluara në Tiranë, ku ndoqën me interes tematikat e spikatura dhe diskutimet për çështje të traditës së verërave dhe gjendjes së vreshtarisë dhe prodhimit të rrush*t në Shqipëri.
DITA E PARË E SIMPOZIUMIT (AKADEMIA E SHKENCAVE, TIRANË)
U trajtuan temat për sfidat e vreshtarisë dhe kultivarëve autoktonë në Shqipëri dhe Kosovë me fokus nga kërkimi shkencor drejt tregut.
Çështjet e implementimit të legjislacionit lidhur me verëtarinë dhe vreshtarinë, sistemi i vreshtave dhe kontrollit të kualitetit të verës, ruajtja dhe konservmi i hardhive autoktone, krijimi i koleksioneve gjenetike të gjermoplazmës së kultivarëve autoktone të hardhive, përdorimi i metodave të biologjisë molekulare për identifikimin e kultivarëve autoktone të hardhive në Shqipëri dhe në Kosovë, si dhe identifikimi i sëmundjeve për t’i mbrojtuar ato synojnë drejt zgjidhjes së problemeve, duke e rilindur dhe zhvilluar më tej traditën e trojeve shqiptare që kanë qenë një nga vatrat më të lashta të kultivimit të hardhive dhe prodhimit të verës në Europë.
DITA E DYTË E SIMPOZIUMIT (HOTEL PLAZA, TIRANË)
Përqëndrimi tematik në ditën e dytë të simpoziumit shkencor “Vreshtaria dhe verëtaria në hapësirën mbarëshqiptare.” ishte me mjaft interes për grupet e pjesëmarrëse dhe organizatore, si dhe për enologët, someljèrët, gastronomët, që janë fokusuar në çështjen e brandimit të markës shqiptare të verërave.
Janë përmendur dhjetë verërat më përfaqësuese shqiptare, dhe për prezantimin e tyre kanë vijuar veprimtari të tjera me ekspozimin e venarive dhe shoqërive të lidhura me verëtarinë .
Janë identifikuar kultivarët lokalë Shesh i Zi, Sheshi i Bardhë, Kallmeti, Vloshi, Vranç, Dibrak, Cëruja, Debina e Bardhë, Debina e Zezë, Pulëzi i Bardhë, Serini i Bardhë, Serini i Zi.
“Vlera dhe ardhmëri të verërave shqiptare”, ka qenë tema e prezantuar nga Andrea Shundi (SHBA) dhe Renata Kongoli (Universiteti Bujqësor i Tiranës)
Verëtaria iliro-shqiptare ka rrënjë e histori disa mijëravjeçare dhe është pjesë e djepit të verëtarisë evropiane, veçanërisht e asaj mesdhetare, që përbën vatrën themelore të vreshtarisë e verëtarisë botërore.
Ky fakt dëshmohet me gjetjet arkeologjike: fara të karbonizuara rrushi para 9.000 vjetësh janë gjetur në shpellën e Konispolit; rrënoja venarish ka në Bylis të Mallakastrës, në Shesh të Tiranës, në rrethina të qytetit Elbasanit. Autori i mirënjohur Henri Enjalbert shkruan “Shqiptarët bashkë me ishujt grekë në detin Jon dhe me Bosnjën, mund të kenë qenë “prejardhësi” i fundit për hardhinë mbas periudhës së akullnajave”.
“Problemi madhor dhe synimi i këtij Simpoziumi është pikërisht konsolidimi i prodhimit cilësor dhe standardizimi i mirëfilltë, marketingu dhe evidentimi më i plotë i verërave shqiptare për të zënë vendin që u takon në tregun vendas, përtëritja e strategjisë dhe e politikës verëtare në mënyrë që të vihet në kushte të barabarta e madje të privilegjuara ndaj verërave të huaja. Pa dyshim, verëtaria shqiptare është në rrugë mëse të mbarë dhe mund të zhvillohet më tej edhe përmes vlerësimit e ndihmës më të madhe.”, tha prof.dr. Shundi.
"Konsolidimi i Markës Shqiptare të Verërave dhe promovimi i tyre në sektorin e mikpritjes" prezantuar nga Fondacioni RRNO, ngjalli një interes tek venaritë e Shqiperisë dhe Kosovës si dhe tek kumtuesit e tjerë.
Gjatë këtij prezantimi Fondacioni RRNO së bashku me R&T Advertising prezantuan nismën e përbashkët të quajtur WINES of ALBANIA, e cila operon si platformë bashkëpunimi ndërmjet venarive dhe restoranteve/hoteleve. WINES of ALBANIA ka për qëllim promovimin dhe pozicionimin e Verës Shqiptare si një element i rëndësishem i Turizmit Shqiptar.
DITA E TRETË E SIMPOZIUMIT (RAHOVEC, KOSOVË)
Ne diten e tretë e simpoziumit më 4 dhjetor 2021 u organizua një udhëtim njohës në venaritë e LABI Wine dhe Bodrumi i Vjetër. Gjithashtu të ftuarit patën mundësinë të vizitonin laboratorët e testimit të cilësisë në Departamentin e Verëtarise dhe Vreshtarisë në Rahovec.

Address

Rruga Budi
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Wines of Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Nearby travel agencies


Other Tourist Information Centers in Tirana

Show All